Ledion Liço ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij në rrjetet sociale përmes një postimi mjaft intime dhe ndryshe nga përditshmëria e tij. Moderatori dhe producenti i njohur ka ndarë një seri fotografish bardhezi, të cilat i ka shoqëruar me fjalë të peshës nga shkrimtarja e njohur amerikane, Joan Didion.
Në këto imazhe, Liço shfaqet në momente reflektimi, ndërsa mesazhi që ka përzgjedhur prek tema universale dhe thellësisht njerëzore, si kujtesa, kalueshmëria e kohës dhe transformimi i njeriut ndër vite.
“Ne i harrojmë shumë shpejt gjërat që mendonim se nuk mund t’i harronim kurrë. Harrojmë njësoj dashuritë dhe tradhtitë, harrojmë atë që pëshpëritëm dhe atë që bërtitëm, harrojmë se kush ishim”, citohet në postimin e tij.

