Ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, vazhdon të tregojë se familja zë një vend të veçantë në jetën e tij, edhe gjatë momenteve më të rëndësishme në karrierë.
Një detaj emocionues ka tërhequr vëmendjen e tifozëve, pasi në këpucët që përdor në ndeshje janë të shkruar emrat e pesë fëmijëve të tij: Matteo, Cristiano Jr., Eva, Alana dhe Bella.
Ky detaj u vu re pasi Ronaldo shkroi histori në futboll, duke u bërë lojtari i parë që arrin të shënojë në gjashtë Kupa të ndryshme Bote.
Fotografitë nga afër të këpucëve të tij rozë tregojnë qartë emrat e fëmijëve të vendosur poshtë logos së Nike, një gjest që pasqyron lidhjen e fortë që futbollisti ka me familjen e tij.
Ronaldo shpesh ka theksuar se fëmijët janë motivimi më i madh në jetën e tij, ndërsa ky detaj i veçantë ka prekur zemrat e shumë fansave në mbarë botën.
