Reperi Don Xhoni po përgatit albumin e tij të parë të plotë, një projekt më i madh dhe më i kompletuar krahasuar me publikimet e tij të deritanishme me këngë teke dhe bashkëpunime.
Albumi është paralajmëruar që në dhjetor të vitit të kaluar me këngën “Ghetto”, e cila shërbeu si hyrje në këtë projekt muzikor. Që prej asaj kohe, fansat kanë qenë në pritje të detajeve të reja dhe datës së publikimit.
Ndryshe nga projektet e mëparshme, këtë herë Don Xhoni pritet të sjellë një album të plotë me disa këngë, ndërsa njoftimi zyrtar për publikimin pritet së shpejti në platformat digjitale.
