Elodie konfirmon romancën me balerinën shqiptare Françeska Nuredini

Këngëtarja e njohur italiane Elodie ka konfirmuar publikisht romancën e saj me balerinën shqiptare Françeska Nuredini, duke i dhënë fund aludimeve që qarkullonin prej muajsh në rrjetet sociale.

Artistja italiane, e cila numëron miliona ndjekës në Instagram dhe konsiderohet një nga emrat më të suksesshëm të muzikës pop në Itali, ka publikuar një album fotografish nga pushimet e saj në Japoni.

Mes imazheve nga peizazhet dhe eksperiencat tradicionale japoneze, vëmendjen më të madhe e mori një foto intime ku Elodie dhe Françeska shfaqen duke u puthur dhe përqafuar.

Kjo është hera e parë që këngëtarja zgjedh të ndajë publikisht një moment kaq personal me partneren e saj, duke zyrtarizuar kështu lidhjen e tyre.

Prej muajsh, dyshja ishte përfolur për një romancë, pasi ishin parë së bashku në disa udhëtime dhe evente, nga Venecia gjatë Shën Valentinit e deri te pushimet verore në Ibiza.

Udhëtimi i fundit në Japoni duket se ka shënuar një kapitull të ri për çiftin, të cilat kanë ndarë momente nga eksplorimi i tempujve historikë, ceremonitë tradicionale të çajit dhe shëtitjet në qytetet japoneze.