Edhe pse kohët e fundit nuk ka sjellë projekte të reja muzikore, këngëtarja Vjollca Buqaj mbetet shumë e angazhuar në dasma dhe ahengje familjare, ku vazhdon të jetë një nga emrat e preferuar të publikut.
Përveç performancave muzikore, artistja po komentohet edhe për stilin e saj të veçantë. Në paraqitjet e fundit, ajo është shfaqur me fustane elegantë dhe kombinime të kuruara me kujdes, duke reflektuar gjithmonë klas dhe finesë.
Vjollca vazhdon të ruajë një imazh të rregullt dhe të sofistikuar në çdo aktivitet ku merr pjesë, ndërsa zgjedhjet e saj në veshje shpesh marrin vlerësime nga ndjekësit dhe adhuruesit e saj.

