Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh ndaj Samsung, duke akuzuar kompaninë për përdorimin e imazhit të saj pa leje në paketimet e televizorëve dhe në materiale reklamuese.
Sipas mediave ndërkombëtare, padia është dorëzuar në Gjykatën Federale të Kalifornisë, ku këngëtarja pretendon se fotografia e saj është përdorur që nga viti i kaluar pa autorizim dhe pa kompensim financiar.
Në dokumentet ligjore thuhet se Dua Lipa kishte kërkuar më herët largimin e imazhit të saj nga produktet dhe fushatat promocionale, por kompania dyshohet se nuk ka ndërmarrë veprime.
