DJ Bujaka dhe Mimoza Ahmeti lënë pas konfliktin, ribashkohen pas “Ferma VIP”

Miqësia mes DJ Bujaka dhe Mimoza Ahmeti duket se i ka rezistuar tensioneve të krijuara në Ferma VIP.

Vetëm një ditë para finales së spektaklit, dyshja pati një përplasje të fortë, ku DJ Bujaka e akuzoi Mimozën se kishte dëmtuar miqësinë e tyre. Debati i ashpër u komentua gjerësisht nga publiku dhe krijoi përshtypjen se raporti i tyre kishte marrë fund.

Megjithatë, vetëm një javë pas përfundimit të formatit, ata kanë treguar se gjithçka i përkiste lojës. Të dy janë ritakuar në eventin e parë të DJ Bujakës pas finales, ku Mimoza Ahmeti ishte e pranishme për ta mbështetur.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë se ata kanë lënë pas mosmarrëveshjet dhe kanë rikthyer miqësinë që ndërtuan gjatë qëndrimit në “Ferma VIP”.