Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Kosova është pjesë e Serbisë, gjatë ceremonisë së promovimit të oficerëve të rinj të Forcave të Armatosura Serbe, e mbajtur në kazermën “Gjenerali Jovan Mishkoviç” në Beograd.
“Ne nuk kemi asgjë më të shenjtë dhe më të rëndësishme. Kosova është pjesë e atdheut tonë, pjesë e Serbisë, si sipas Kushtetutës ashtu edhe sipas drejtësisë së Zotit”, u shpreh Vuçiç.
Ai foli edhe për forcimin e ushtrisë serbe, duke theksuar se Serbia do të vazhdojë të ruajë neutralitetin ushtarak dhe integritetin territorial.
Sipas Vuçiçit, vendi duhet të ketë një ushtri të fortë për të mbrojtur interesat e tij, duke shtuar se Serbia nuk synon të kërcënojë apo të sulmojë askënd.
