Dy vëllezër sulmohen nga katër persona në Kumanovë, njëri pëson lëndime të rënda

Një përleshje e dhunshme ka ndodhur të dielën mbrëma në lagjen „Igo Trichkoviq“ në Kumanovë, ku dy vëllezër janë sulmuar fizikisht nga katër persona.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00. Pas sulmit, S.C. është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore, ndërsa vëllai i tij, V.C. (32), ka pësuar lëndime trupore.

Në lidhje me rastin, rreth orës 22:00, policia ka privuar nga liria M.J. (34) nga një fshat i Kumanovës.

Sipas SPB Kumanovë, dyshohet se M.J., së bashku me J.S., O.A. dhe N.N., të gjithë nga fshati Tërmecë i Kumanovës, kanë sulmuar dy vëllezërit.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësisë së personave të përfshirë.