Arrestohet 41-vjeçari në Zhelinë pas sulmit fizik në pikën pagesore

Më 07.06.2026, rreth orës 19:00, në autostradën Shkup – Tetovë, tek pika pagesore e Zhelinës, policia ka privuar nga liria A.R. (41) nga fshati Dobërdoll, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “dhunë”.

Sipas denoncimit, i dyshuari paraprakisht në pikën pagesore ka sulmuar fizikisht dhe me një send të fortë N.Xh. (28) nga fshati Reçicë e Vogël e Tetovës.

Sulmi është ndërprerë menjëherë nga zyrtarët policorë që ndodheshin në vendngjarje, pas së cilës A.R. është shoqëruar në stacionin policor.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet parashtresë përkatëse.