Kryetari i Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari, ka deklaruar se, sipas vlerësimit të tij, drejtimin kryesor të koalicionit VLEN e kanë Izet Mexhiti dhe Adnan Azizi.
I ftuar në emisionin “Debat në Shenja”, Taravari u shpreh se Bilall Kasami, sipas tij, është më i fokusuar në drejtimin e komunës, ndërsa proceset politike brenda VLEN-it udhëhiqen kryesisht nga Mexhiti dhe Azizi.
“Komplet procesin e udhëheqin Adnani dhe Izeti, kjo është përshtypja ime, mund të jem edhe gabim”, deklaroi Taravari.
Ai komentoi edhe përbërjen e koalicionit, duke thënë se në të ardhmen mund të ketë përballje politike mes grupacioneve të ndryshme brenda VLEN-it. Gjithashtu, ai foli edhe për rolin e Bekim Qoku, duke e cilësuar atë si një figurë me peshë politike dhe përfaqësues të ideve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Maqedoninë e Veriut.
