DJ Dagz në ditët më të vështira, babai i tij prej tri ditësh i intubuar në spital

DJ Dagz po kalon një periudhë të vështirë familjare, pasi babai i tij ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe prej tri ditësh është i intubuar në spital.

Artisti ka ndarë një mesazh prekës në Instagram, ku ka shprehur dhimbjen dhe shqetësimin për të atin, duke treguar se mbështetja e tij ka qenë gjithmonë një forcë e rëndësishme gjatë rrugëtimit muzikor.

Situata bëhet edhe më e vështirë për Dagz, pasi sonte ka një event muzikor, ku nuk dëshiron të jetë i pranishëm për shkak të gjendjes së babait. Megjithatë, ai kujton fjalët me të cilat i ati e ka inkurajuar gjithmonë të ndjekë pasionin e tij.

“Diçka brenda meje po më thotë: ‘Shko, djali jem, se kjo të bën të lumtur’”, ka shkruar ai.

Në fund, DJ Dagz i drejtoi të atit një mesazh të mbushur me dashuri dhe shpresë për rikthimin e tij pranë familjes.

“Unë jam i fortë, babë, ashtu siç ti ke pasur qejf të jem. Tash është koha që edhe ti të jesh i fortë e të kthehesh shumë shpejt prapë me neve”, përfundoi artisti.