Dasma luksoze e këngëtares Dua Lipa dhe aktorit Callum Turner në Palermo të Italisë ka vazhduar të tërheqë vëmendje, jo vetëm për organizimin madhështor, por edhe për reagimet e banorëve vendas.
Sipas raportimeve të mediave britanike, artistja shqiptare me famë botërore ka ndarë rreth 5 mijë funte si kompensim për banorët që u prekën nga kufizimet dhe ndryshimet e përkohshme të vendosura për shkak të ceremonisë së saj të martesës.
Ngjarja treditore ka sjellë masa të shtuara sigurie dhe bllokime në disa zona të qytetit, gjë që ka shkaktuar pakënaqësi te një pjesë e banorëve. Në rrugët e Palermos janë shfaqur edhe mesazhe proteste, ku qytetarët kanë kundërshtuar kufizimet e vendosura gjatë festimeve.
Ndërkohë, ceremonia e dasmës po zhvillohet në disa prej lokacioneve më të njohura historike të qytetit, ku marrin pjesë shumë të ftuar nga bota e muzikës, filmit dhe showbizit ndërkombëtar.
Pavarësisht kritikave, dasma e Dua Lipës dhe Callum Turner mbetet një nga ngjarjet më të komentuara të vitit në botën e spektaklit, duke tërhequr vëmendjen e mediave nga e gjithë bota.
