“Miss Shqipëria 2026” shpallet Paola Avdulaj

Paola Avdulaj është kurorëzuar fituese e edicionit të 28-të të spektaklit “Miss Shqipëria 2026”, duke triumfuar mes 25 konkurrenteve të tjera në një mbrëmje të veçantë të organizuar në Pogradec.

Ngjarja solli emocione, elegancë dhe konkurrencë të fortë mes bukurosheve nga trevat shqiptare, ndërsa juria zgjodhi Paola Avdulajn si vajzën që do të mbajë kurorën e më të bukurës për vitin 2026.

Gjatë mbrëmjes u ndanë edhe disa çmime të tjera speciale. Nikita Vuka u shpall “Miss Miqësia”, ndërsa Sejdi Muja fitoi çmimin “Miss Social Media”. Çmimi “Miss Eleganca” i takoi Linda Avdoit, ndërsa Fjona Degjonaj u shpall “Miss Fotozhenia 2026”.

Po ashtu, Sirja Ndreu fitoi çmimin “Miss Buzëqeshja”, ndërsa Simona Sata u vlerësua nga publiku për simpatinë e saj. Alesia Surreli u shpall “Miss International Albania 2026”, kurse Enxhi Sterkaj fitoi titullin “Miss Earth 2026”.

Shoqëruesja e parë e “Miss Shqipëria 2026” u shpall Sindi Kuçi, ndërsa Alisa Zeneli u rendit si shoqëruesja e dytë. Mbrëmja u përmbyll me kurorëzimin e Paola Avdulajt, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në aktivitetet dhe garat ndërkombëtare të bukurisë.