“U bëfsh i hajrit, djali jem Oz”: Mozzik ndan lajmin e madh me ndjekësit

Këtu është teksti i plotë i shkruar nga vetë Mozziku (Gramoz Aliu) në postimin e tij:

“Nuk më kujtohet në cilën xhuma e kam bërë lutjen që Zoti të më falë një djalë, sepse nuk ka pasur xhuma që nuk e kam kërkuar prej Tij.

Kurrë nuk u lodha nga sprovat e Tua, o Zot i Madh. Përkundrazi, ato më bënë më të fortë dhe më burrë para kohe.

Sot, me zemrën plot, të falënderoj për dhuratën më të madhe që na dhe, djalin tonë!

U bëfsh i hajrit, djali jem Oz! Paç shëndet, jetë të gjatë e Zoti të priftë gjithmonë në të mirë!

Të duam shumë, Nana & Baba!”