Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 2”, Gani Gërmia, emri i vërtetë Visar Dërmaku, ka tërhequr vëmendjen me një postim nga ambientet e Klan Kosovës.
Në prag të sezonit të ri televiziv, Ganiu ka publikuar një fotografi ku shihet me një gotë në dorë pranë televizionit, ndërsa e ka shoqëruar imazhin me një mbishkrim në stilin e tij karakteristik.
“Fol çka je tu lyp n’Klan, lëre gotën o fukara”, ka shkruar ai.
Postimi ka ngjallur kureshtje te ndjekësit, të cilët kanë nisur të pyesin nëse prania e tij në Klan Kosova mund të lidhet me ndonjë angazhim të ri televiziv.
Megjithatë, deri tani nuk ka ndonjë konfirmim se Gani Gërmia do të jetë pjesë e sezonit të ri apo e ndonjë projekti të televizionit.

