Juela Nikolli ka qenë së fundmi e ftuar në Top Albania Radio, ku ka folur për jetën pas Big Brother VIP Albania, muzikën dhe raportet me ish-banorët e shtëpisë më të famshme.
Gjatë intervistës me Ronaldo Sharka, ajo u pyet edhe për raportin mes Brikena Selmani dhe Mateo Borri.
Juela u shpreh se nuk ka besuar asnjëherë te lidhja e tyre, duke shtuar se sipas saj çifti do të ndahet shumë shpejt për shkak të mospërputhjes në karakter.
“Nuk kam besuar ndonjëherë te lidhja e tyre. Të kam thënë, pas disa muajsh do të thonë jemi ndarë për mospërputhje karakteri”, deklaroi ajo.
Ish-banorja e BBV tregoi gjithashtu se pas përfundimit të spektaklit është fokusuar kryesisht te projektet e saj muzikore dhe karriera artistike.
