Mimoza Ahmeti vazhdon të jetë një nga personazhet më të komentuara dhe më të ndjekura të “Ferma VIP”.
Pas përfundimit të Prime-it, një detaj ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut në transmetimin live. Në njërin kanal, ku ndodheshin pothuajse të gjithë fermerët duke biseduar së bashku, numri i shikuesve ishte rreth 1.6 mijë.
Ndërsa në kanalin tjetër, ku Mimoza Ahmeti ishte e vetme duke luajtur qetësisht në kitarë, transmetimi arriti një shifër rekord prej rreth 146 mijë ndjekësish live.
Diferenca e madhe në shifra ka ndezur reagime në rrjet, me shumë ndjekës që po e cilësojnë Mozën si fenomenin e këtij sezoni të “Ferma VIP”.
