“Dhimbja është e madhe” – Egzon Sahiti kujton Laurent Krasniqin

Egzon Sahiti ka përkujtuar me dhimbje shokun e tij të ngushtë, Laurent Krasniqin, i cili humbi jetën në një aksident tragjik në Llukar të Prishtinës.

Në rrjetet sociale, Sahiti ka ndarë një mesazh prekës të një qytetari, ndërsa edhe vetë ka shprehur dhimbjen për humbjen e mikut të tij.

“Dhimbja është e madhe, sepse bashkë me të mbetën në gjysmë edhe shumë ëndrra, plane e momente që duhej t’i jetonim bashkë”, ka shkruar ai.

Screenshot