Heidi Baci shfaqet plot stil me fustan të kuq

Heidi Baci ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me postimin e saj të fundit në Instagram, ku u shfaq me një fustan të kuq elegant dhe mjaft të guximshëm.

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania dhe Big Brother Italia publikoi një fotografi që u komentua menjëherë nga fansat, ndërsa postimin e shoqëroi me përshkrimin: “Kur momenti vlen më shumë se fotografia…”.

Paraqitja e saj elegante dhe plot vetëbesim u vlerësua nga ndjekësit, të cilët e cilësuan si një nga figurat më me stil në rrjetet sociale shqiptare.

E njohur edhe për lidhjen e saj me Romeo Veshaj gjatë Big Brother VIP Albania, çdo postim i Heidit vazhdon të marrë vëmendje të madhe nga publiku dhe mediat rozë.