“SA MDON”, 2Ton paralajmëron projektin e ri muzikor

Reperi shqiptar 2Ton ka ngjallur pritshmëri te fansat me një paralajmërim për projektin e tij më të ri muzikor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, artisti ka ndarë një fragment të këngës së re, duke zbuluar se projekti do të mbajë titullin “SA MDON”.

Sipas njoftimit të tij, kënga pritet të publikohet më 2 korrik 2026, ndërsa fansat kanë reaguar menjëherë me komente dhe pritshmëri për rikthimin e reperit me një tjetër projekt.

Mbetet të shihet se çfarë surprize ka përgatitur 2Ton, ndërsa numërimi mbrapsht për publikimin e këngës tashmë ka nisur.

Screenshot