Pas vendimit të 16 shtatorit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë dhe protestave të zhvilluara në Prishtinë, G Bani ka reaguar ashpër ndaj një pjese të reperëve të Kosovës.
Në një reagim në rrjetet sociale, ai ka kritikuar artistët që, sipas tij, kanë shprehur qëndrime patriotike vetëm pas vendimit të fundit.
G Bani përmendi në mënyrë të veçantë Etno Engjëjt, Gold AG, Unikkatilin dhe Hysenin, duke thënë se nuk do të donte të shihte reperë të tjerë të shfaqeshin si patriotë vetëm pas vendimit të Hagës.
Ai pretendoi se artistët kanë pasur mundësi më herët të flisnin për krimet e luftës dhe për ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë, por sipas tij, nuk e kanë bërë këtë.
Në fund të reagimit, G Bani përdori edhe shprehjen “Dyfytyrësha”, duke nxitur reagime në rrjetet sociale.
Reagimi i tij vjen në një kohë kur disa artistë shqiptarë, mes tyre Genc Prelvukaj, Labinot Tahiri, Ledri Vula, Leonora Jakupi dhe Lyrical Son, janë parë në protestat në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

