Brikena Selmani ishte e ftuar në emisionin Goca dhe Gra, ku foli për eksperiencën e saj në Big Brother VIP Kosova, raportin me Mateo Borri dhe planet pas përfundimit të formatit.
Ajo u shpreh se i ka ardhur keq që është eliminuar para Rogertit, pasi besonte se “e mira në fund fiton”, por tha se jashtë shtëpisë ka marrë shumë dashuri nga publiku.
Brikena theksoi gjithashtu se gjatë qëndrimit në reality show ka dashur të tregojë karakterin e saj të vërtetë dhe jo vetëm pamjen e jashtme.
“Pavarësisht pamjes dhe veshjes time, kam treguar se jam ky person dhe se veshja nuk e bën njeriun”, u shpreh ajo.
Duke folur për lidhjen me Mateon, modelja tregoi se po e shijojnë raportin edhe jashtë shtëpisë dhe se ndihet shumë mirë pranë tij.
“Shpresoj më të mirën dhe nuk do doja ta mendoja fare ndarjen me të”, tha Brikena.
Ajo zbuloi gjithashtu se pas Big Brother ka marrë oferta të shumta dhe la të kuptohet se së shpejti mund ta shohim në televizion, megjithëse nuk dha detaje për projektin e ri.
