Aktori shqiptar Blerim Destani rikthehet në skenën ndërkombëtare me premierën botërore të filmit “Blood Money”, i cili do të shfaqet më 2 tetor në kuadër të “Zurich Film Festival 2026”.
Një ditë më pas, Destani dhe ekipi i filmit do të jenë pjesë e panelit “ZFF Masters”, ku do të flasin për prapaskenat e realizimit dhe sfidat gjatë xhirimeve.
Filmi është me regji të Visar Morinës dhe në kast përfshihen Blerim Destani, aktori gjerman Moritz Bleibtreu dhe Noizy, i cili me këtë projekt bën debutimin e tij si aktor në një film të metrazhit të gjatë.
“Blood Money” zhvillohet në Durrës dhe rrëfen historinë e Arionit, një ish-i burgosur që rikthehet në dyluftimet ilegale, duke u përfshirë më pas në një rrjet të rrezikshëm bastesh.
Për të gjithë artdashësit dhe adhuruesit e kinematografisë në Zvicër, biletat dhe oraret e plota të shfaqjeve tashmë janë të disponueshme në faqen zyrtare të festivalit (https://zff.com/de).


