Blero tregon si u njoh me bashkëshorten e re

Emisioni “Top Arena”, i dedikuar Botërorit 2026, ka zhvilluar natën e dytë të transmetimit, ku i ftuar special ishte këngëtari i njohur Blero.

Gjatë intervistës me Brikena Selmani, ai foli për angazhimin e tij të ri në menaxhimin e futbollistëve, duke treguar se tashmë ka përmbyllur edhe transferimet e para dhe se futbolli është një pasion i hershëm për të.

Blero u ndal gjithashtu te jetën e tij personale, duke folur për rolin si baba dhe për raportin me familjen.

Në lidhje me deklaratat e tij virale, ai komentoi edhe shprehjen e njohur që kishte qarkulluar në rrjetet sociale:
“Ka qenë një bisedë mes meje dhe Metit në Big Brother, por e përgëzoj atë që ka bërë montazhin, sepse është shumë kreativ.”

I pyetur nga Brikena Selmani nëse ka menduar të shkruajë libër, Blero u shpreh se mund të realizojë një autobiografi, duke shtuar se ka shumë përvoja jetësore për të ndarë me publikun.

Ai foli edhe për familjen, duke theksuar se vajza e tij do të mbetet gjithmonë prioriteti kryesor, pavarësisht ardhjes së një fëmije tjetër në jetën e tij.

Për njohjen me bashkëshorten, këngëtari tregoi se gjithçka ka nisur përmes shoqërisë së përbashkët, ndërsa me humor shtoi se kur i pëlqen dikush, gjërat ndodhin natyrshëm.

Në fund, Blero u ndal edhe te eksperiencat e tij të mëparshme në jetën sentimentale, duke i cilësuar si mësime të vlefshme dhe pjesë të rëndësishme të rrugëtimit të tij personal.