Selin ka ndarë me ndjekësit një fotografi nga vizita e saj në Galata Tower, ku shfaqet së bashku me Gimbon.
Ajo e ka shoqëruar foton me një shprehje që ka tërhequr vëmendjen:
“They say, if you visit Galata Tower with someone, they stay with you forever.”
Sipas një besimi popullor që lidhet me Galata Tower, thuhet se dy persona që e vizitojnë kullën së bashku do të mbeten pjesë e jetës së njëri-tjetrit përgjithmonë.
Dedikimi i Selinit ka bërë që ndjekësit të pyesin nëse pas këtij postimi fshihet një domethënie e veçantë për marrëdhënien e saj me Gimbon.

