Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku bashkë për Ajkën në Festën e Abetares

Vajza e Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku, Ajka, ka festuar ditën e djeshme Festën e Abetares, një moment i veçantë që u shoqërua me emocione dhe urime nga të dy prindërit.

Edhe pse tashmë të ndarë, Xhensila dhe Besi ishin pranë vajzës së tyre në këtë ditë të rëndësishme, duke ndarë në rrjetet sociale momente të ëmbla dhe dedikime prekëse për Ajkën.

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj publikoi në Instagram një video nga festa, ku u shpreh se nuk ishte ndier kurrë më krenare për vajzën e saj sesa në atë çast të veçantë.

Nga ana tjetër, edhe Bes Kallaku i kushtoi Ajkës disa fjalë emocionuese, duke e quajtur “lulja e bukur e gjakut tim” dhe duke theksuar se do të jetë gjithmonë pranë saj.

Postimet e tyre kanë marrë shumë reagime pozitive nga ndjekësit, të cilët kanë uruar Ajkën për këtë etapë të rëndësishme në jetën e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *