Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Benita Zena, është parë së fundmi në aktivitete të ndryshme publike e shoqëruar nga dy truproja që e ndjekin gjatë daljeve të saj.
Prania e tyre ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe ka ngjallur diskutime në rrjetet sociale, pasi nuk dihet nëse bëhet fjalë për masa sigurie apo për një zgjedhje personale gjatë paraqitjeve të saj.
Benita vazhdon të jetë aktive në evente dhe organizime të ndryshme, duke mbetur në fokus të mediave dhe ndjekësve për mënyrën e saj të prezantimit në publik.

