Selin Bollati ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me paraqitjen e saj më të fundit në Instagram, ku u shfaq elegante dhe e kuruar deri në detajin më të vogël.
Balerina shqiptare zgjodhi një fustan të shkurtër në nuanca kremi, me mëngë voluminoze dhe detaje të veçanta në pjesën e sipërme, duke kombinuar finesën me stilin modern.
Pamja e saj u plotësua me grim të sofistikuar, flokë të stiluar me onde të lehta dhe aksesorë minimalistë, ndërsa pozat e realizuara para pasqyrës i dhanë edhe më shumë hijeshi paraqitjes.
Fotografitë e publikuara morën menjëherë pëlqime dhe komente të shumta, me ndjekësit që vlerësuan stilin e saj elegant dhe shijen e rafinuar në modë.

