Skandal në universitet: Profesoresha kërkoi 300 euro për provim

Një profesoreshë 39-vjeçare, Tamara A., nga Universiteti “Goce Dellçev” në Shtip është arrestuar nën dyshimin se ka kërkuar dhe pranuar ryshfet nga një student për kalimin e një provimi.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ajo dyshohet se më 22 qershor i ka kërkuar 300 euro një studenti 26-vjeçar nga Turqia, i cili qëndron përkohësisht në Shtip, në këmbim të kalimit të provimit të planifikuar për më 29 qershor.

Profesoresha është arrestuar dje rreth orës 11:45 në Shtip, ndërsa rasti është denoncuar nga vetë studenti. Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.