Deputeti i Partisë Demokratike Turke, Bejxhan Iljazi, i është bashkuar shumicës parlamentare, duke u larguar nga Fronti Evropian, në listën e të cilit ishte zgjedhur në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Lëvizja e tij vjen në kohën kur po zhvillohet procesi i rikonstruimit të Qeverisë, duke forcuar më tej shumicën parlamentare dhe duke reduktuar numrin e deputetëve të Frontit Evropian në Kuvend.
Burime politike bëjnë të ditur se ende nuk është bërë e ditur nëse Iljazi do të marrë ndonjë funksion në ekzekutiv. Sipas tyre, detajet pritet të sqarohen pas përfundimit të procesit të rikonstruimit të Qeverisë.
