Rrufeja godet shatërvanin, fëmijët shpëtojnë për mrekulli

Një incident i frikshëm është regjistruar në Wrocław, ku një rrufe goditi shatërvanin e qytetit ndërsa pranë tij po luanin disa fëmijë të vegjël.

Ngjarja u kap nga kamerat e sigurisë, të cilat tregojnë momentin kur rrufeja godet spërkatësen qendrore të shatërvanit, vetëm pak metra larg fëmijëve që vazhdonin të luanin me ujin.

Fatmirësisht, askush nuk u lëndua nga incidenti. Megjithatë, goditja e rrufesë shkaktoi dëme të konsiderueshme në sistemin elektrik dhe të ndriçimit të shatërvanit.

Si pasojë, autoritetet kanë pezulluar përkohësisht të gjitha shfaqjet multimediale të shatërvanit deri në riparimin e dëmeve.