109 punësime të reja në Spitalin e Tetovës, nesër ndahen vendimet

Nesër, në orën 13:00, në Amfiteatrin e Spitalit Klinik të Tetovës do të mbahet ceremonia solemne me rastin e ndarjes së 109 vendimeve për punësim për të punësuarit e rinj në këtë institucion shëndetësor.

Në aktivitet pritet të marrin pjesë edhe Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali.

Punësimet e reja synojnë të kontribuojnë në forcimin e kapaciteteve njerëzore të Spitalit Klinik të Tetovës dhe në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e rajonit.

Ceremonia do të zhvillohet nesër, 26 gusht, në orën 13:00.