Aksident në Shkup, vetura përplas një këmbësor në rrugë kryesore

Një këmbësor është plagosur rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth mesditës në bulevardin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja është raportuar në orën 11:15 në SPB Shkup. Aksidenti ka ndodhur kur një veturë e tipit “Mercedes” me targa të Shkupit, e drejtuar nga V.M. (40), ka goditur këmbësorin, i cili ka pësuar lëndime të rënda.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e plota të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *