Apeli i nënës së Kauana Bilhar pas vdekjes së vajzës: “Ajo meriton respekt”

Një ngjarje e rëndë ka tronditur rrjetet sociale dhe opinionin publik, pas humbjes së jetës së modeles dhe influencueres 27-vjeçare, Kauana Bilhar. Ajo ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga kati i 27-të i një ndërtese shumëkatëshe në Dubai.

Autoritetet policore kanë nisur menjëherë një hetim për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Sipas informacioneve, hetuesit nuk kanë përjashtuar asnjë pistë, duke shqyrtuar mundësitë për një aksident, vetëvrasje, vrasje apo femicid.

Vdekja e 27-vjeçares u konfirmua nga nëna e saj, Darla Bilhar, më 7 korrik. Në një mesazh prekës për të bijën, ajo shkroi: “Sot nuk je më pranë meje, ashtu siç kisha ëndërruar, por do të jetosh përgjithmonë brenda meje”. Darla Bilhar ka udhëtuar drejt Dubait për t’u njohur nga afër me ecurinë e hetimeve dhe për të bërë të mundur kthimin e trupit të së bijës në Brazil.

Kauana Bilhar, e cila kishte fituar popullaritet për përmbajtjen e saj si modele dhe udhëtare, pak kohë më parë kishte ndarë me ndjekësit lajmin e bukur të fejesës me partneren e saj, Barbara Abrantes.