Ja sa milionë euro i ofron Galatasaray S.K. Dua Lipës për koncert në festën e titullit

Galatasaray S.K. raportohet se i ka bërë një ofertë zyrtare këngëtares me origjinë shqiptare Dua Lipa për të performuar në festimet e titullit kampion në Stamboll.

Sipas raportimeve, oferta kap vlerën e 2 milionë dollarëve për interpretimin e katër këngëve gjatë ceremonisë festive të klubit turk.

Ftesa ndaj Dua Lipës lidhet edhe me historinë e veçantë të klubit, i cili u themelua në vitin 1905 nga Ali Sami Yen, djali i rilindësit shqiptar Sami Frashëri.

Për këtë arsye, Galatasaray shpesh njihet si “skuadra e shqiptarëve të Stambollit”, ndërsa stadiumi legjendar i klubit për shumë vite mbajti emrin e Ali Sami Yenit.

Nëse Dua Lipa pranon ofertën, performanca e saj do të konsiderohej si një bashkim simbolik mes historisë shqiptare të klubit dhe një prej artisteve shqiptare më të famshme në botë.