Pas përfundimit të spektaklit “Ferma VIP”, moderatorja e njohur Arbana Osmani ka vendosur t’i kushtojë kohë vetes dhe të nisë pushimet verore pas një sezoni të ngarkuar profesional.
Edhe pse ka zgjedhur të mos zbulojë vendndodhjen e saj, Arbana ka ndarë me ndjekësit disa fotografi nga pushimet, ku shfaqet me veshje plazhi dhe duke shijuar atmosferën relaksuese.
Moderatorja duket se po kalon momente të qeta larg angazhimeve televizive, ndërsa po rikuperon energjitë pas muajve intensivë të punës në ekran.
Me stilin e saj të veçantë dhe paraqitjen elegante, Arbana ka marrë komente dhe pëlqime të shumta nga ndjekësit, të cilët e kanë përgëzuar për dukjen dhe energjinë pozitive që transmeton.
Kjo periudhë pushimi vjen si një “arratisje” e merituar për moderatoren, e cila pritet të rikthehet së shpejti me projekte të reja televizive.
