Juela Nikolli komenton me humor raportin mes Brikenës dhe Mateos në “Top Arena”

Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Juela Nikolli, ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Top Arena”, ku ka folur për marrëdhëniet e saj me Brikena Selmanin dhe Mateo Borrin.

Gjatë intervistës, ajo u shpreh se raporti mes tyre është korrekt dhe civil, duke u uruar të dyve suksese në rrugëtimin e tyre pas përfundimit të spektaklit.

“Unë mendoj korrekte, civile… nga ana ime është korrekte gjithçka”, tha Juela, ndërsa Brikena theksoi se për të, çdo gjë e lidhur me “Big Brother”-in është mbyllur dhe se ruan respekt për të gjithë.

Edhe Mateo Borrin u shpreh se nuk ka pasur kontakte me ish-banorët pas përfundimit të formatit, por i uroi suksese në projektet e tyre.

Megjithatë, atmosfera në studio u bë më e gjallë kur Juela nuk nguroi t’i ngacmonte duke bërë një koment për raportin mes Brikenës dhe Mateos, duke thënë me humor se “siç e kisha parashikuar, gjërat kanë ndryshuar”.

Kjo deklaratë solli reagime të menjëhershme në studio, ku të tre ish-banorët shkëmbyen batuta dhe replika të lehta, duke e kthyer momentin në një debat miqësor me nota humori.