Institucioni Nacional Biblioteka “Koço Racin” – Tetovë dhe Biblioteka e Qytetit “Fan S. Noli” – Gjilan kanë nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi, me qëllim forcimin e lidhjeve kulturore dhe profesionale mes dy institucioneve.
Marrëveshja synon zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta bibliotekare, kulturore dhe shkencore, shkëmbimin e materialeve dhe përvojave profesionale, si dhe promovimin e letërsisë dhe autorëve nga të dyja trevat.
Gjithashtu, parashihet avancimi i resurseve digjitale dhe realizimi i projekteve të përbashkëta në të ardhmen, duke krijuar ura të reja bashkëpunimi në fushën e bibliotekarisë.
Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i Bibliotekës “Koço Racin” në Tetovë, z. Binas Pajaziti, dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Bibliotekës së Gjilanit, z. Qazim Azizi.

