Drini Zeqo rrëfen sakrificën më të madhe: U ktheva nga Gjermania për nënën time

Moderatori i njohur Drini Zeqo ka ndarë një nga momentet më të vështira të jetës së tij gjatë një interviste në emisionin Weekend në Klan Kosova.

Ai rrëfeu se, kur prindërit e tij po kalonin procesin e divorcit, mori vendimin të linte jetën që po ndërtonte në Gjermani dhe të kthehej pranë nënës së tij për ta mbështetur në atë periudhë të vështirë.

Zeqo u shpreh se ishte një nga vendimet më të rëndësishme të jetës së tij dhe pranoi se sa herë flet për atë periudhë, emocionohet.

“Vendosa të kthehesha nga Gjermania dhe të lija një të ardhme që po krijoja atje, për t’i qëndruar pranë nënës sime”, tha ai, duke shtuar se prania e tij i dha forcë nënës në një moment të vështirë.