Albulena Haxhiu zgjidhet sërish kryetare e Kuvendit, siguron 62 vota pro

Albulena Haxhiu është rizgjedhur në krye të Kuvendit, duke marrë drejtimin e legjislaturës së 11-të që ka dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit.

Në seancën konstituive të mbajtur ditën e sotme, ajo ka siguruar mbështetjen e deputetëve, duke marrë 62 vota pro, ndërkohë që 16 deputetë kanë votuar kundër dhe 13 të tjerë kanë abstenuar.

Me këtë zgjedhje, Haxhiu konfirmon sërish pozicionin e saj në krye të institucionit më të lartë ligjvënës, pasi ajo ka mbajtur të njëjtën detyrë edhe në legjislaturën e kaluar. Krahas këtij funksioni, ajo aktualisht ushtron edhe detyrën e Presidentes.