Imami i Xhamisë në Dheun e Bardhë, Bashkim Bajrami, ka reaguar me dhimbje pas vrasjes së Egzon Bogujevcit dhe motrës së tij, Nafije Bogujevci, në Livoç të Ulët të Gjilanit.
Përmes një postimi në Facebook, imami ka treguar se të dy viktimat ishin besimtarë të rregullt të xhamisë.
Një detaj veçanërisht prekës që ai ndau është se Egzoni kishte marrë pjesë në namazin e xhumasë gjatë ditës së sotme dhe kishte dëgjuar hytben e tij për herë të fundit.
Për këtë ngjarje tragjike, i dyshuari është Valon Ramushi, bashkëshorti i Nafijes, i cili, sipas raportimit, është vetëdorëzuar në Polici.
Postimi i plotë:
Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen tragjike të Egzon Bogujevcit dhe motrës së tij, në ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Gjilan.
Egzoni dhe motra e tij ishin besimtarë namazli të rregullt.
#Egzoni sot e fali namazin e xhumasë në xhaminë tonë, ku dëgjoi hytben time për herë të fundit.
Lus Allahun e Madhërishëm t’i mëshirojë të dy, t’ua falë gabimet dhe t’i shpërblejë me Xhenet.
Allahu familjes së tyre dhe të gjithë të afërmve u dhëntë sabër e i rrite fëmijët e motrës të ndjerës e ju t’ju jep forcë për ta përballuar këtë dhimbje të rëndë.
Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.
