Raporti i DJ PM dhe Sarës është rikthyer në vëmendje pas diskutimeve në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ku u komentuan lëvizjet e fundit të çiftit në rrjetet sociale.
Gazetari Agon Rexhepi tha se mungesa e postimeve të përbashkëta, komenteve dhe pëlqimeve mes tyre ka nxitur dyshime te ndjekësit se mes çiftit mund të ketë një krizë.
Nga ana tjetër, Miftar Zejnullahu u shpreh se publiku shpesh i interpreton më shumë seç duhet veprimet e personazheve të njohur në rrjetet sociale. Sipas tij, fakti që DJ PM dhe Sara vazhdojnë ta ndjekin njëri-tjetrin lë të kuptohet se nuk ka arsye për të besuar se janë ndarë.
Edhe më i prerë ishte gazetari Elton Tozaj, i cili hodhi poshtë çdo aludim për ndarje.
“Jo, nuk janë ndarë. Absolutisht janë ende bashkë”, u shpreh ai.
Pavarësisht spekulimeve që kanë qarkulluar ditët e fundit, deri tani as DJ PM dhe as Sara nuk kanë reaguar publikisht për të komentuar raportin e tyre.
