Moderatorja Luana Vjollca ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale me disa fotografi të reja që kanë marrë menjëherë reagime të shumta.
E veshur me krijime nga marka e saj “LULU by Luana”, ajo u shfaq me një stil që kombinon elegancën, komoditetin dhe sensualitetin. Krahas postimit, Luana shkroi: “LULU mos vdeksh kurrë”.
Marka e saj është kthyer në një nga më të preferuarat mes vajzave shqiptare, ndërsa prej muajsh ka fituar popullaritet edhe jashtë trojeve shqiptare, duke u promovuar nga modele dhe influencuese të huaja.

