Vetëm pak ditë pasi konfirmuan se i kishin dhënë një tjetër mundësi marrëdhënies së tyre, Brikena dhe Mateo janë rikthyer në qendër të vëmendjes për shkak të aludimeve se mes tyre mund të ketë sërish probleme.
Dyshimet u shtuan pas paraqitjes së tyre në emisionin “Top Arena”, ku ndjekësit vunë re një distancë mes çiftit gjatë një momenti në studio. Vëmendje tërhoqi edhe fakti që Brikena mungoi në pjesën e parë të emisionit.
Kur iu bashkua studios, ajo deklaroi: “Tani e tutje do më shihni vetëm në rubrikën time. Jam e ngarkuar me punë, por më shumë jam e ngarkuar emocionalisht.” Kjo deklaratë u interpretua nga shumë ndjekës si një sinjal se diçka nuk po shkon në jetën e saj personale.
Në të njëjtën mbrëmje, Mateo prezantoi projektin e tij më të ri muzikor, “Kur të jesh larg”, por Brikena nuk u pa pranë tij gjatë performancës.
Për më tepër, në vend që të promovonte këngën e partnerit, Brikena publikoi në rrjetet sociale momente me Kader Kicajn, duke shtuar edhe më shumë komentet dhe spekulimet.
Megjithatë, deri më tani as Brikena dhe as Mateo nuk kanë reaguar për zërat që po qarkullojnë. Për momentin, mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një krizë të vërtetë në marrëdhënien e tyre apo vetëm për interpretime të ndjekësve.
