Një deklaratë e vjetër e Victoria Villarroel, ish-partneres së aktorit Callum Turner, është rikthyer në qendër të vëmendjes dhe po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale.
Ajo kishte rrëfyer se gjatë lidhjes së tyre, Turner nuk preferonte të dilte me të në vende publike dhe nuk e lejonte të publikonte fotografi të përbashkëta në Instagram, pasi nuk dëshironte të ishte në qendër të vëmendjes mediatike.
“Ai e urrente të dilte me mua në vende publike dhe nuk më lejonte të postoja fotot tona së bashku në Instagram, me arsyetimin se nuk i pëlqente vëmendja. Pastaj përfundoi duke u takuar me dikë që ndiqet nga mbi 80 milionë njerëz dhe shfaqet në çdo event të madh”, thuhet në deklaratën e Villarroel.
