BDI me reagim të ashpër: “Me VLEN-in po shitet barazia dhe po varroset e ardhmja!”

BDI ka reaguar përmes një postimi në Facebook duke e quajtur “zhgënjim dhe tradhti të hapur” propozim-ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.

Në reagim theksohet se ky ligj, sipas tyre, përfaqëson regres dhe jo përparim, duke u lidhur me projektin e përgatitur nga Karakamisheva dhe të mbështetur nga VLEN.

Sipas BDI-së, propozimi nuk parasheh kuota etnike, nuk vendos detyrim për identifikimin e përkatësisë etnike gjatë punësimeve apo avancimeve dhe nuk përmban dispozita ndëshkuese, gjë që sipas tyre e bën të pazbatueshëm në praktikë.

“Me një fjalë: një ligj mashtrimi, kurthi, pa shpirt, pa drejtësi”, thuhet në reagim, ku shtohet se kjo qasje përbën kthim prapa në të drejtat e fituara.

BDI thekson gjithashtu se ligji, sipas tyre, nuk përmbush frymën e Amendamentit VI të Kushtetutës dhe se përfaqësimi i drejtë po dëmtohet në vend që të forcohet.

Në fund të reagimit, ata e cilësojnë situatën si “alarm” dhe bëjnë thirrje për distancim nga kjo politikë, duke paralajmëruar pasoja për barazinë dhe përfaqësimin institucional.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *