Në zonën e Bit Pazarit, është raportuar një rast i vdekjes së një personi 65-vjeçar nga Shkupi.
Sipas njoftimit të Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, ngjarja ka ndodhur më 09.04.2026 rreth orës 13:25, në një objekt të një firme private, ku personi A.S. (65) është gjetur pa shenja jete në hapësirën e ashensorit.
Sipas deklarimeve të punonjësve në vendin e ngjarjes, viktima kishte hyrë në objekt për vizitë, ndërsa më pas është raportuar një defekt në ashensor. Pak më vonë, ai është gjetur i shtrirë në zonën e ashensorit në katin përdhes.
Policia ka kryer hetimet fillestare në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
