Reagim ironik i Sejdiut për letrën e Ali Ahmetit drejtuar Trump: “Duhej patjetër ky sqarim…”

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka reaguar me ironi ndaj letrës së dërguar nga Ali Ahmeti drejt presidentit amerikan Donald Trump, transmeton Zyrtare.net

Përmes një postimi publik, Sejdiu ka vënë në pikëpyetje mënyrën e prezantimit të Ahmetit në këtë komunikim, duke ironizuar se letra do të duhej të përmbante një sqarim shtesë për dërguesin.

“Që mos hutohet Donald Trump, se kush është dërguesi i letrës, duhej një sqarim në fund të shkresës: Ali Ahmeti, kryetar i Artan Grubit, ‘blacklist expert’. Pastaj ju kujtohet atyre,” ka shkruar Sejdiu.

Ky reagim vjen në kuadër të debatit të fundit politik lidhur me përmbajtjen dhe qëllimin e letrës së Ahmetit, e cila ka nxitur komente dhe polemika në opinionin publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *