Më 14.06.2026, rreth orës 22:45, në fshatin Pallaticë, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Grupçinit kanë privuar nga liria një 67-vjeçar me inicialet Z.R., nga i njëjti fshat.
Sipas informacioneve zyrtare, ai është denoncuar nga N.S. (40), gjithashtu banor i Pallaticës, se më herët gjatë ditës, rreth orës 18:00, në oborrin e shkollës fillore të fshatit, ka sulmuar fizikisht djalin e tij 11-vjeçar.
Në kallëzim thuhet se gjatë sulmit është përdorur edhe një send i fortë, duke i shkaktuar lëndime fëmijës.
Pas denoncimit, policia ka ndërmarrë menjëherë masa dhe e ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa rasti është dokumentuar dhe po vijojnë procedurat hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
